Vrasja e 20-vjeçarit portugez në Ksamil, nis seanca për masën e sigurisë ndaj 11 të arrestuarve

by Nexhat

Ka nisur rreth orës 11:30 në Gjykatën e Sarandës seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj 11 personave të arrestuar në lidhje me vrasjen e 20-vjeçarit portugez Luis Mendes.

Të arrestuarit janë shoqëruar në gjykatë nën masa të rrepta sigurie, ndërsa në operacionin e shoqërimit janë angazhuar forcat “Shqiponja” të Sarandës dhe FNSH-ja.

banner

Sipas akuzave, Sokrat Vata dyshohet si autor i vrasjes së 20-vjeçarit, ndërsa ndaj 10 personave të tjerë janë ngritur akuza të ndryshme.

Ata dyshohen për vepra penale si “Përkrahja e autorit të krimit”, “Moskallëzimi i krimit” dhe “Moshmarrja e masave për ndërprerjen e paligjshmërisë”.

Seanca në Gjykatën e Sarandës pritet të përcaktojë masat e sigurisë për secilin prej 11 të arrestuarve, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të vrasjes vijojnë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy