I armatosur dhe me 15 mijë euro në makinë, arrestohet 32-vjeçari në Tiranë

by Nexhat

Një 32-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi u kap duke qarkulluar me armë zjarri pa leje.

Operacioni policor i koduar “Last Gun” u finalizua nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, pas informacioneve operative se një person lëvizte me automjet dhe dyshohej se mbante armë.

banner

Policia shqiptare lokalizoi dhe ndaloi në rrugën “Collakët” automjetin tip “Citroen DS3”, me të cilin udhëtonte shtetasi R. V., 32 vjeç. Gjatë kontrollit të automjetit u gjet dhe u sekuestrua një pistoletë së bashku me municion, shkruan Euronewsal.

Në cilësinë e provave materiale u sekuestruan gjithashtu automjeti, dy aparate celularë dhe 15 800 euro.

32-vjeçari u arrestua në flagrancë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy