Në nisje të sesionit të ri politik, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka mbledhur në rezidencën qeveritare në Pogradec 12 drejtuesit politikë të Partisë Socialiste, bashkë me kryetarët socialistë të Komisioneve Parlamentare.
Në mbledhjen me dyer të mbyllura, fokusi mësohet të jetë dokumenti “Besa”, i prezantuar më parë nga Kryeministri Rama si një marrëveshje e re me qytetarët, shkruan rtsh.al.
Për këtë, kreu i qeverisë mësohet të ketë folur për rolin që duhet të marrë secili ministër, drejtues, deputet dhe drejtor në rang rajonal.
Mendime se si të përmirësohet kjo marrëdhënie mësohet të jenë marrë nga të pranishmit në këtë takim.
Sipas agjendës jozyrtare, takimi do të vijojë edhe ditën e nesërme me ministrat e kabinetit. Socialistët kanë nisur kështu sezonin e ri politik.
Në ditët e para të shtatorit pritet që Partia Socialiste të mbledhë edhe Asamblenë.

