Përplasi për vdekje një biçiklist, arrestohet shoferi në Durrës

by Nexhat

Policia e Durrësit ka identifikuar dhe arrestuar, pas 48 orësh, drejtuesin e automjetit që dyshohet se përplasi për vdekje një biçiklist në aksin rrugor Rrashbull-Xhafzotaj dhe më pas u largua nga vendi i ngjarjes.

Në aksidentin e ndodhur më 21 gusht, humbi jetën V. H., 41 vjeç, banues në Rrashbull, Durrës, i cili u gjet i pajetë pas përplasjes.

banner

Pas hetimeve intensive nga strukturat e Qarkullimit të Policisë Rrugore të Durrësit, u bë i mundur identifikimi i automjetit dhe drejtuesit të dyshuar.

Në vijim të veprimeve hetimore, policia arrestoi R. R., 38 vjeç, banues në Sukth. Gjithashtu, u gjet automjeti me të cilin dyshohet se është përplasur biçiklisti.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy