Bukuroshja shqiptare, Arta Nitaj, po shijon pushimet momentalisht në një nga vendet luksoze në Greqi, Santorini.
Modelja, e ndjekur nga mijëra njerëz në Instagram, ka shpërndarë disa fotografi të tjera nga destinacioni i radhës.
Ajo nuk ka se si të mos marrë vëmendje me linjat trupore, e natyrisht dhe me pozat atraktive.
Zeshkania dukej në top formë me një palë bikini të kuqe e një kapelë të ngjashme
Nitaj kohëve të fundit ka shijuar pushime në vende të ndryshme, fillimisht në Spanjë, më pas në Shqipëri e këtë herë në Greqi.
E njëjta këtë periudhë ka qenë e angazhuar në serialin e njohur, “Sha je be tu folën”.
Përkundër kësaj, ajo vazhdon të jetë një emër mjaft i diskutuar në media e faqet rozë.