E dhimbshme: Kjo është gruaja që u vra nga djali i saj në Lushnjë

by Nexhat

Policia e Lushnjës ka dhënë detaje lidhur me ngjarjen tragjike të mbrëmjes së sotme në Lushnjë, ku djali i familjes ka vrarë mamanë e tij dhe ka plagosur rëndë të atin.

Sipas autoriteteve ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:20, në fshatin Zhymë nga i dyshuari i moshës 45-vjeçare,

banner

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se nëna 80-vjeçare është Fanije Dalladaku dhe babai i plagosur 77-vjeçar, Hasan Dalladaku,

“Shtetasi Florion Dalladaku, i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor, është larguar nga banesa pas ngjarjes. Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet për lokalizimin dhe kapjen e tij”.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy