Shqipëria vazhdon të përballet me zjarret që kanë përfshirë disa zona.
Sipas përditësimit të të dhënave në Ministria e Mbrojtjes, gjatë ditës janë raportuar 24 vatra zjarri në rang vendi, nga të cilat 6 mbeten aktive, ndërsa 5 janë nën monitorim.
Në operacionet për shuarjen dhe kontrollin e zjarreve janë angazhuar 126 forca operacionale dhe 18 automjete zjarrfikëse, ndërsa Forcat e Armatosura kanë mbështetur operacionet me 20 efektivë, 1 helikopter dhe 2 avionë Air Tractor.
Fokusi kryesor vijon të jetë në Malin e Dajtit, ku vatrat në lartësitë mbi tunelet e Qafë Mollës mbeten aktive.
Sipas njoftimit, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC) vijon të ndjekë në mënyrë të pandërprerë situatën në të gjithë territorin e vendit, në koordinim të ngushtë me prefekturat, bashkitë dhe të gjitha strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile.

