Nili Perëndimor arrin në Kumanovë, 53 raste raportohen në Maqedoninë e Veriut

by Nexhat

Autoritetet e Maqedonisë së Veriut kanë konfirmuar edhe një rast të ri të prekur me ethet e Nilit Perëndimor.

Ky rast është raportuar në Kumanovë, derisa numri ka shkuar në gjithsej 53 raste.

banner

Ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Sasho Klekovski, ka thënë se po punohet për të ditur shkaqet e përhapjes.

“Po, ka një rast të konfirmuar në Kumanovë. Atje është kryer anketa epidemiologjike me familjarët. Ekziston një mundësi ekspozimi pranë lumit Pçinja, aktualisht po punojmë për të përcaktuar me saktësi përmes hartëzimit gjeografik se ku ndodhet ajo zone”, ka thënë ai.

Ai ka njoftuar se gjashtë pacientë me ethe të Nilit aktualisht janë nën trajtim intensiv.

Kurse, deri më tash, në këtë shtet kanë vdekur edhe katër persona nga ethet e Nilit Perëndimor.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy