Virusi i Nilit Perëndimor alarmon Maqedoninë e Veriut, 6 viktima

by Nexhat

Një tjetër person ka humbur jetën në një spital të Shkupit pasi u infektua me virusin e Nilit Perëndimor, duke e çuar në gjashtë numrin e viktimave nga kjo sëmundje në vend.

Sipas raportimeve të mediave të huaja, viktima është një 72-vjeçar nga Shkupi, i cili kishte qëndruar i shtruar në spital për 15 ditë dhe kishte një gjendje të rëndë klinike, raporton A2CNN.

banner

Ndërkohë, shqetësimi për përhapjen e virusit po rritet, pasi autoritetet shëndetësore kanë konfirmuar 51 raste deri më tani. Shumica e rasteve janë regjistruar në zonën e Shkupit.

Pjesa më e madhe e pacientëve janë mbi 60 vjeç, ndërsa disa prej tyre kanë shfaqur komplikacione të rënda neurologjike, përfshirë encefalitin dhe meningjitin.

Rritja e rasteve është veçanërisht shqetësuese. Në fund të korrikut ishin regjistruar vetëm tetë raste, ndërsa brenda pak javësh numri ka arritur në 51.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy