86
Një person në Deçan është arrestuar nën dyshimin se ka vrarë një qen endacak me pushkë gjuetie.
Pushka dhe shtatë fishekë janë konfiskuar, teksa i dyshuari është liruar.
Njoftimi i plotë i policisë:
PËRDORIM I ARMËS APO MJETIT TË RREZIKSHËM /Deçan 26.07.2023 – 15:05. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që me pushkë gjuetie dyshohet se ka vrarë një qenë endacak. Pushka me shtatë fishekë është konfiskuar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.