Zgjedhja e presidentit, Tahiri: Aleancës nuk i intereson çfarë marrëveshje ka ndodhur

by Nexhat

Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri ka përsëritur qëndrimin e partisë së tij se nuk e përkrah propozimin e Bekim Sejdiut për president të Kosovës.

Propozimi i Sejdiut ka ardhur si derivat i një marrëveshjeje politike ndërmjet LDK-së dhe Lëvzijes Vetëvendosje, e arritur një ditë më parë në mes liderëve dhe përfaqësuesve të dy partive politilke.

banner

Tahiri ka thënë se Aleanca, ka ndryshuar emrin, por jo qëndrimin që sipas tij, është shumë parimor.

Ai ka përsëritur edhe ofertën 6-pikëshe, duke thënë se sot e kësaj dite nuk ka asnjë fjalë të vetme të shkruar apo të deklaruar prej subjektit politik që i ka fituar zgjedhjet për qëndrimin, kërkesat dhe pozicionin publik të Aleancës.

“Nuk na intereson absolutisht asgjë çfarë marrëveshje ka ndodhur, nuk na kanë pyetur as përpara, as mbrapa. Ju themi që është barrë e juaja politike. Aleanca qëndron mbi ato që i ka kontratë publike politike, 6 pikat e veta.”, ka shkruar Tahiri.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy