Ka vdekur Hasime Tahiri, nëna e deputetit të Aleancës Besnik Tahirit.
Për këtë ka shprehur ngushëllime deputeti i Aleancës Ramush Haradinaj.
“Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të Hasime Tahirit, nënës së kolegut tonë, Besnik Tahiri. Në këto momente dhimbjeje, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Tahiri, bashkëshortit Ruzhdiut, djemve Besnikut dhe Ilirit, të afërmve dhe miqve. Zoti u dhashtë forcë për ta përballuar dhimbjen! Nëna Hasime u prehtë në paqe”, ka shkruar Tahiri.

