Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka reaguar pas sulmeve të fundit në Iran, që kanë nisur ditës së sotme.
Ai ka thënë se SHBA-ja po gadet objektiva iraniane pranë Ngushticës së Hormuzit.
“Sulmet janë të mëdha dhe të fuqishme, dhe në shenjë hakmarrjeje për përpjekjen e dështuar të iranianëve për të shtuar mina detare në Ngushticë, e cila aktualisht nuk ka mina (Ato janë hequr plotësisht ose janë shpërthyer!), dhe për iranianët që qëllojnë tetë raketa, të gjitha të rrëzuara me sukses, në Bazën tonë Ushtarake në Jordani.”, ka shkruar Trump në rrjetin social Truth.
Ai ka thënë se nëse Irani do të hakmerret për sulmet amerikane, ato do të vazhdojnë në një nivel më të fortë.
“Nëse Kombi i dështuar i Iranit hakmerret për këtë sulm shumë të justifikuar, ata do të goditen përsëri në një nivel shumë më të fortë dhe më të lartë, por nuk do të jetë sulmi më i madh nga të gjithë, që po pret në krahë dhe, kur të mbarojë, do të ketë mbetur shumë pak nga Republika Islamike e Iranit!”, ka shkruar Trump.

