Lëvizjet në Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj shkarkon edhe nënkryetarin Blendi Sulaj

by Nexhat

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka shkarkuar nga detyra nënkryetarin e Bashkisë, Blendi Sulaj.

Shkarkimi i tij vjen pesë ditë pasi Veliaj mori vendimin për t’i tërhequr Anuela Ristanit delegimin e kompetencave për drejtimin e Bashkisë së Tiranës.

banner

Ndërkohë një ditë më parë Bashkia konfirmoi se Veliaj kishte pranuar dorëheqjet të nënkryetares së Bashkisë Anuela Ristani, sekretarit të Përgjithshëm Eldi Hoxha dhe Shefes së Kabinetit Blerina Beshku.

Në vend të Hoxhës, Veliaj komandoi sërish Alban Dokushin, i cili kishte mbajtur më herët këtë pozicion dhe ishte rikthyer në detyrë pas një vendimi të Gjykatës Administrative

Blendi Sulaj ishte emëruar nënkryetar i Bashkisë së Tiranës në vitin 2025./TCh/

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy