Ia vuri flakën një prone, arrestohet 52-vjeçari në Vlorë

by Nexhat

Pas një hetimi intensiv, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë kanë bërë të mundur identifikimin e shtetasit A. S., 52 vjeç, banues në fshatin Mallkeq, si autorin e dyshuar të zjarrvënies në vendin e quajtur “Qafa e Petës”.

Në përfundim të veprimeve hetimore, 52-vjeçari është arrestuar për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

banner

Sipas Policisë, si pasojë e përhapjes së zjarrit të ndezur nga i dyshuari, u dogj një sipërfaqe toke me bimësi të egër, si dhe pemë ulliri.

Ndërkohë, në lidhje me ngjarjen janë shpallur në kërkim edhe R. S., 62 vjeç dhe I. S., 35 vjeç, banues në fshatin Mallkeq. Dy personat, përkatësisht vëllai dhe kushëriri i të arrestuarit, dyshohet se gjatë shoqërimit të A. S. kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë, duke penguar kryerjen e detyrës, dhe më pas janë larguar.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy