80
Komandanti i Gardës Kombëtare të Iowa-s, Gjeneral Brigade Stephen Osborn i ka vizituar Forcat e Sigurisë së Kosovës dhe është mirëpritur nga Gjeneral Lejtnat Bashkim Jashari.
Me këtë rast, Gjeneral Jashari falënderoi Gjeneralin Osborn për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme që Garda Kombëtare e Iowa’s e ka dhënë në ngritjen e kapaciteteve të FSK-së në fushën e korit të nënoficerëve, mjekësisë ushtarake, në fushën e sigurisë kibernetike dhe së fundi me fokus të shtuar në fushën e manovrës luftarake.