Kuvendi Komunal i Obiliqit ka mbajtur seancë të jashtëzakonshme, me kërkesë të grupit të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Seanca u kryesua nga kryesuesi i Kuvendit, Sami Ahmeti, ndërsa në rend dite ishte deklarata lidhur me aktgjykimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi.
Pas shqyrtimit, Kuvendi Komunal e miratoi deklaratën,
Në përmbyllje të deklaratës u përcoll mesazhi: “Deri në çlirimin e çlirimtarëve! Jo në emrin tim!”

