Kurti thotë se zgjedhjet e reja do të prodhonin rezultat të njejtë: Ky Kuvend mund t’i japë vendit president apo presidente

by Nexhat

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për vendimin e Gjykatës Kushtetuese që ka caktuar datën 6 tetor si ditën e fundit kur duhet të zgjidhet Presidenti i ri i Republikës së Kosovës,

Kurti ka thënë se secili subjekt ka përgjegjësi sipas votës së marrë në zgjedhje dhe se zgjedhjet e reja janë të panevojshme.

banner

Ai ka thënë se nëse dështon zgjedhja e presidentit, do të shkohet përsëri në zgjedhje dhe sipas tij, zgjedhjet e reja do të prodhonin reuzltate të njejta.

 “Qytetarët kanë përcaktuar përgjegjësinë e secilit subjekt në Kuvend. Askujt nuk i kanë dhënë përgjegjësi absolute, rrjedhimisht secili subjekt ka përgjegjësi sipas peshës së votës së qytetarëve. Sipas njoftimit të pardjeshëm të Gjykatës Kushtetuese, afati për zgjedhjen e presidentit është deri më 6 tetor. Nëse nuk do të arrijmë të zgjedhim president të ri, do të shkojmë sërish në zgjedhje, që do të jenë zgjedhjet e katërta brenda dy viteve. Zgjedhjet e reja janë të panevojshme. Ne tashmë kemi kryetar të Kuvendit dhe kemi qeveri të zgjedhur, dhe ky Kuvend mund t’i japë vendit president apo presidente. Duhet ta kuptojmë që në Kosovë nuk kemi zgjedhje presidenciale. Zgjedhjet e reja do të jenë sërish për Kuvend e për qeveri dhe jo për president, pasi zgjedhja e presidentit bëhet nga Kuvendi. Pse të shkojmë sërish në zgjedhje për të konstituuar sërish Kuvendin, i cili nuk arrin të zgjedhë president? Nuk duhet të shkojmë vazhdimisht në zgjedhje vetëm për të konstatuar rezultate të njëjta”, ka deklaruar Kurti

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy