Instituti Hidrometeorologjik i Kosovë, ka dhënë parashikimin për motin përgjatë vikendit.
Në postim thuhet se të shtunën temperaturat minimale do jenë mes 5 dhe 9 gradë, ndërsa maksimalet mes 15 dhe 18 gradë celsius, ku moti do jetë me diell dhe vranësira të pakta.
Ndërsa të dielën, temperaturat do jenë mes 6 dhe 9, kurse ato maksimale mes 16 dhe 19 gradë celsius.
Postimi:
PARASHIKIMI I MOTIT PËR VIKEND
E shtunë – 26 shtator
Do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta. Nuk parashihen reshje.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 5°C deri në 9°C, ndërsa maksimalet nga 15°C deri në 18°C.
Era do të fryjë nga verilindja, me shpejtësi 1–6 m/s.
E diel – 27 shtator
Do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta deri mesatare. Nuk parashihen reshje.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 6°C deri në 9°C, ndërsa maksimalet nga 16°C deri në 19°C.
Era do të fryjë nga verilindja, me shpejtësi 1–6 m/s.
KUSHTET BIOMETEOROLOGJIKE
E shtunë – 26 shtator
Kushtet biometeorologjike do të jenë kryesisht të mira dhe të favorshme për shumicën e njerëzve. Temperaturat e mëngjesit do të jenë relativisht të ulëta, ndërsa gjatë ditës kushtet do të jenë më të përshtatshme për aktivitete në ambient të hapur.
E diel – 27 shtator
🌿 Kushtet biometeorologjike do të jenë të mira dhe përgjithësisht të favorshme. Mëngjeset do të jenë të freskëta, ndërsa gjatë ditës, me rritjen e temperaturave dhe motin kryesisht me diell, priten kushte komode biometeorologjike.

