Nëna Ferdonije Qerkezi sonte është bërë pjesë e marshimit të zhvilluar në Gjakovë, në mbështetje të ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Qerkezi, e cila prej vitesh bart peshën e kujtesës për familjen e saj të prekur nga lufta, është parë mes protestuesve gjatë marshimit.
Ajo ka vendosur një tavolinë me ushqime, përpos për veten edhe për burrin dhe djemt e zhdukur gjatë luftës në Kosovë.
Fotografia u shpërnda nga mediumi lokal TV Syri Vision. /Gazeta Express


