Hamza: Me Kurtin s’folëm për emra për President, së pari miratimi i ndryshimit të ligjit për Specialen

by Nexhat

Takimi me Kurtin, Hamza lë të kuptohet se është hapur për Presidentin nëse LVV-ja e mbështet ndryshimin e ligjit për Specialen

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës tha se “nuk ka asnjë arsye që edhe partitë tjera të mos e përkrahin” ndryshimin e propozuar të ligjit për Gjykatën Speciale në Hagë.

banner

Bedri Hamza tha duke hyrë në Kuvend se me Kurtin mbrëmë biseduan për situatën aktuale politike, përfshirë çështjen e Presidentit.

“Situata aktuale politike, me prioritet projektligji për Dhomat e Specializuara, por edhe temat tjera, duke përfshirë edhe temën e Presidentit. Por për ne, për Partinë Demokratike të Kosovës, ligji është pika e parë”, tha ai.

“Nuk kemi folur për emra, mirëpo nëse kalohet ligji – dhe këtë nuk po e them si detyrim, por si nevojë – jemi të hapur për të diskutuar për tema tjera”, tha Hamza.

I pyetur nëse ka shpresë që LVV-ja ta mbështesë projektligjin, Hamza tha: “Presim ditët në vijim. Nuk kemi shumë kohë, por presim edhe disa ditë”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy