Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj, është deklaruar para nisjes së seancës së Kuvendit, ku pritet të miratohet deklarata e përbashkët lidhur me vendimin e Hagës.
Haradinaj tha se qëllimi i kryeministrit Albin Kurti është shkuarja në zgjedhje, ndërsa ka shtuar se këto ditë duhet të shfrytëzohen për funksionalizimin e institucioneve.
“Dihet se qëllimi ka qenë shkuarja në zgjedhje dhe jemi në zgjedhje realisht, por do të ishte e turpshme me i lënë këto ditë pa i shfrytëzu…Ne e kemi dhënë ofertën tonë me i ndihmu institucionet, edhe pse e kemi ditë që është lojë e Kurtit, nuk jemi pjesë e lojërave të tij politike dhe s’do të bëhemi”, tha Haradinaj.

