Profesori i së drejtës kushtetuese, Mazllum Baraliu, ka deklaruar se vonesa e deputetëve për të marrë pjesë në seancën e Kuvendit tregon, sipas tij, mungesë të vetëdijes për situatën në të cilën ndodhet vendi.
Kjo pasi edhe pas 40 minutash nga ora e paralajmëruar për nisjen e seancës, deputetët ende nuk janë mbledhur në sallë.
“… kjo tregon edhe diçka tjetër që, s’po du as me paragjyku, as nuk e dëshiroj, që ata s’merren vesh, kanë probleme të brendshme partiake për një qëllim të caktuar dhe prandaj vonohen në këtë mënyrë. Nuk janë të aftë, të vullnetshëm dhe të përgjegjshëm, as të vetëdijshëm mjaftueshëm me e ditë se në çfarë shkalle rreziku jemi. As nuk vrasin mendjen për këtë punë, po i shohin interesat e tyre politike”
Në rendin e ditës së seancës së sotme të Kuvendit është edhe miratimi i Deklaratës lidhur me aktgjykimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

