Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza tha se brenda disa ditësh qeveria duhet ta kryejë shqyrtimin e sj për ndryshimin e ligjit për Gjykatën Speciale dhe projektligji të shkojë në Kuvend.
Hamza tha se në qeveri po trejtohen opinionet ligjore për projektligjin.
“Ne jemi të gatshëm të presim edhe pak kohë që brenda qeverisë ta kryejnë pjesën e vet që ka të bëjë me opinione ligjore dhe çështje të tjera, dhe presim që i njëjti shpejt, në një seancë të jashtëzakonshme të trajtohet në dy leximet në të njëjtën ditë”, tha ai.
Hamza tha se “sa i përket çështjes së Presidentit, kur ta kemi ligjin e aprovuar, jemi të hapur të bisedojmë për t’i dhënë vendit President”.
I pyetur nëse PDK-ja është e gatshme ta votojë një emër për President që vjen nga LVV-ja, Hamza tha: “Nuk kemi fol nga kush, por për mundësinë që ta kemi Presidentin”.

