Kusari-Lila: Deri më 6 tetor duhet të zgjidhet presidenti dhe të ketë dakordim për ndryshimin e Ligjit për Specialen

by Nexhat

Ministrja e Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë, Mimoza Kusari-Lila është deklaruar lidhur me zhvillimet politike në vend, përfshirë çështjen e presidentit, si dhe ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Ajo ka thënë se këto dy çështje duhet të përfundojnë deri më 6 tetor të këtij viti, atëherë edhe kur skadon afati për zgjidhjen e presidentit të vendit.

banner

Kusari-Lila ka thënë se partitë politike duhet të gjejnë konsensus për presidentin për të shmangur zgjedhjet.

Ajo ka shtuar se është interes i Republikës që në këto rrethana të mos shkohet në zgjedhje të reja.

“Deri më 6 duhet të ketë dakrodim për presidentin dhe miratimin e projektligjit dhe veprimet për mbrojtjen në Hagë. Unë mendoj që Qeveria të përgjigjet për draftin në Kuvend, e dyta duhet të komentohet në përmbajtje. Atë draft unë nuk e kam parë. Por, shumë është e rëndësishme që ka nevojë të shqyrtohet përmbajtësisht dhe të shikohen të gjitha mundësitë dhe sa më parë të procedohet.”, ka thënë ajo.

Kusari-Lila ka shtuar se është interes i përbashkët drejtësia në Hagë dhe lirimi i ish-krerëve të UÇK-së.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy