Spanja kërkon fitoren e dytë radhazi përballë Kroacisë

by Nexhat

Spanja rikthehet në shtëpi pas fitores së rëndësishme ndaj Anglisë në “Wembley”, teksa sonte synon të vazhdojë me rezultat pozitiv në Ligën e Kombeve.

“La Roja” përballet me Kroacinë në stadiumin “Ramon Sanchez Pizjuan” të Sevillas.

banner

Spanja e njeh mirë kundërshtarin, pasi në vitin 2018 e mposhti Kroacinë me rezultatin e thellë 6-0 në Seville. Kroatët nuk kanë fituar ndaj spanjollëve në tokën iberike që nga një miqësore e vitit 1994, ndërsa fitorja e fundit e tyre ndaj Spanjës në çdo kompeticion daton në vitin 2018, kur triumfuan 3-2.

Në 11 përballjet mes dy kombëtareve, Kroacia ka pësuar shtatë humbje, përfshirë tri të fundit radhazi. Spanja, ndërkohë, vazhdon një seri mbresëlënëse prej 39 ndeshjesh pa humbje brenda 90 minutave, me 29 fitore dhe 10 barazime.

Skuadra e Luis de la Fuentes vjen në këtë sfidë me shumë besim, pasi mposhti Anglinë në udhëtim. Megjithatë, ndaj anglezëve u vunë re edhe disa hapësira në mbrojtje, sidomos kur kundërshtari shfrytëzonte shpejtësinë në kundërsulm.

Spanja ka një grup lojtarësh me shumë cilësi në të gjitha repartet. Pau Cubarsí pritet të udhëheqë mbrojtjen, Rodri mbetet pika kryesore në mesfushë, ndërsa Lamine Yamal vazhdon të jetë një nga rrezikshmëritë kryesore në fazën ofensive.

Pas paraqitjes ndaj Anglisë, Alex Baena dhe Mikel Oyarzabal mund të marrin një vend në formacionin titullar, në vend të Ferran Torres dhe Nico Ëilliams. Oyarzabal po kalon gjithashtu një periudhë të mirë me fanellën e Spanjës, pasi ka shënuar 18 gola në 21 paraqitjet e fundit me kombëtaren.

Në skemën 4-2-3-1 pritet të ketë sërish hapësirë për Dani Olmon në rolin e numrit 10. Përkrah Rodrit mund të luajë njëri mes Pedrit dhe Fabian Ruizit.

Në krahun e djathtë të mbrojtjes, Pedro Porro pritet të mungojë sërish, ndaj Marc Pubill mund të startojë përsëri.

Në anën tjetër, Kroacia pritet të përgjigjet me një skemë të ngjashme 4-2-3-1, por me më shumë kujdes në aspektin defensiv. Skuadra e drejtuar nga Slaven Bilic pritet të kërkojë hapësirat në kundërsulm dhe të shfrytëzojë përvojën e futbollistëve të saj.

Luka Modric vazhdon të jetë lideri i kësaj skuadre. Mesfushori veteran shënoi në ndeshjen e parë të Bilicit në krye të Kroacisë, ndërsa tani përvoja e tij pritet të jetë një faktor i rëndësishëm në përballjen me Spanjën.

Në sulm, Ante Budimir mund të marrë një vend nga minuta e parë, me synimin për t’i krijuar probleme mbrojtjes spanjolle, veçanërisht Aymeric Laportes dhe Pau Cubarsit.

Kroacia e nisi këtë cikël me fitore ndaj Çekisë, ndërsa tani përballet me një test shumë më të vështirë në udhëtim.

Spanjë – Kroaci zhvillohet sonte në Seville, në kuadër të Ligës së Kombeve

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy