Senati kalon Ligjin që i lejon Kosovës ushtrimet me forcat amerikane, flet senatorja që e bëri të mundur

by informim

Senatorja amerikane, Jeanne Shaheen, ka lëshuar  një komunikatë për media pasi Senati amerikan ka miratuar në kuadër të Projektligjin e Mbrojtjes së vitit fiskal 2024,

Shaheen ka ndihmuar në sigurimin e një dispozite që do të zgjeronte autoritetin ekzisutes të Departamentit të Mbrojtjes për të trajnuar forcat ushtarake partnere të Evropës Lindore si pjesë e stërvitjeve shumëpalëshe dhe ka arritur që ta zgjerojë atë për të lejuar pjesëmarrjen e forcave ushtarake të Kosovës.

Në faqen zyrtare të senatores amerikane thuhet se përpjekjet e Shaheen janë jashtëzakonisht të rëndësishme dhe në kohën e duhur, meqë po bëhen në mes të përkeqësimit të kushteve të sigurisë në veri të Kosovës, raporton Express.

“Senatorja Shaheen ndihmoi në sigurimin e një dispozite që do të zgjeronte një autoritet ekzistues për Departamentin e Mbrojtjes për të trajnuar forcat ushtarake partnere të Evropës Lindore si pjesë e stërvitjeve shumëpalëshe dhe do ta zgjeronte atë autoritet për të lejuar pjesëmarrjen e forcave ushtarake të Kosovës. Përpjekjet e Shaheen janë veçanërisht të rëndësishme dhe në kohën e duhur mes përkeqësimit të kushteve të sigurisë në veri të Kosovës”, thuhet në reagimin e senatores.

Pas kalimit në Senat, Ligji do të merret në shqyrtim nga Dhoma e Përfaqë suesve.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy