Fatmir Limaj, ish-komandat I UÇK-së dhe kryetari i Nismës, ka deklaruar se shkuarja në zgjedhje në këtë periudhë do të nënkuptonte heqje dorë nga mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë dhe shmangie të përgjegjësisë institucionale.
Limaj në Debat Plus ka thënë se zgjedhjet do thotë vend pa institucione funksionale, ndërsa në ndërkohë, sipas tij, procedurat në Hagë do të kryheshin.
“Nëse shkohet në zgjedhje, shkohet me i ikë kësaj prej përgjegjësisë. Është me heq dorë nga mbrojtja e tyre. Nëse shkohet në zgjedhje, këta njerëz po duan me iu shmangë përgjegjësisë së tyre që duhet me marrë. Edhe gjashtë muaj nuk ke institucione këtu, ndërsa atje kryhen procedurat. Dhe mirëupafshim, ky është rezultati”, ka deklaruar Limaj.
Ai ka thënë se institucionet duhet të vazhdojnë punën dhe të ndërmarrin hapa konkretë për çështjen e ish-krerëve të UÇK-së, përfshirë shqyrtimin e ndryshimeve ligjore.
“Njerëzit duhet me e heqë përgjegjësinë, duhet me shku në zgjedhje. S’po duam me kërku punë, s’po duam me e ecë me këtë punë. Përmes ligjit duhet me u kthye, duhet me shiku, duhet me punu, duhet me kërku, duhet me shku me marrë”, është shprehur ai.
Limaj: As Qeveria, as opozita nuk më ka kontaktuar për të ofruar ndihmën time
Limaj ka treguar gjithashtu se, deri më tani nuk ishte kontaktuar nga Qeveria apo opozita për të ofruar ndihmën e tij lidhur me këtë çështje.
“Jo. As prej qeverisë, as prej opozitës nuk më ka kërkuar dhe takuar. Unë i kam qu porositë e mija gatishmërin time, nës ekanë nevojë për çkado, për iden time, këshillën time. Askush nuk a pyetur, nuk kanë pasur nevojë, ndoshta”, ka theksuar ai.
Ai ka bërë të ditur se ka shprehur gatishmërinë për të ndihmuar nëse institucionet kanë nevojë për përvojën apo idetë e tij.
“Unë e kam gatishmërinë time, nëse kanë nevojë për ndihmën time. Për çfarëdo që kanë nevojë, për shërbimet e mia, për idetë e mia. Deri sot nuk më ka kontaktuar kush. Nëse nuk kanë nevojë, le të thonë”, ka deklaruar Limaj

