Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoni të Veriut dhe ish-kryetari i Partisë Liberale, Gjergj Dedaj, ka komentuar vendimin e Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
I ftuar në “Edicionin Special” në Klan Kosova, Dedaj e ka kritikuar ashpër punën e Dhomave të Specializuara, duke e cilësuar atë si gjykatë fashiste dhe absurde.
“Unë e kam thënë në Hagë, e them këtu, do ta them ku të mbërri, kjo është gjykatë fashiste, kjo është gjykatë absurde”.
“Kjo është gjykatë e cila na ka njollosur varret tona, unë kam 12 anëtarë të familjes së vrarë”, është shprehur Dedaj.

