Haradinaj: Më 6 tetor duhet të jemi të gjithë në shesh, me një kërkesë për ata që përfaqësojnë popullin

by Nexhat

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka reaguar pas protestës së djeshme në Prishtinë, duke e cilësuar atë si masive.

Ai ka thënë se adresimet gjatë protestës nuk ishin të qarta dhe se nuk e kuptoi saktë mesazhin që u përcoll.

banner

Haradinaj ka theksuar se kanë mbetur edhe katër ditë deri në përfundimin e mandatit të Kuvendit dhe se, sipas tij, nuk u bë e qartë se çfarë kërkohet.

“Protesta e djeshme ishte masive, ishte bash qysh i ka hije shqiptarit. Adresimet ishin të paqarta, nuk i kuptova. Edhe 4 ditë Kuvendit i përfundon mandati, pra nuk e paralajmëruat qartë.”, ka shkruar Haradinaj.

Ai ka thënë se të gjithë e dinë se kush është kundër plotësim-ndryshimeve të ligjit dhe kush, sipas tij, “e bëri argatin e dreqit”, por se këto nuk po thuhen qartë.

“Më 6 tetor do të duhej me qenë krejt në shesh, me një kërkesë drejtuar atyre që përfaqësojnë popullin”, ka shkruar Haradinaj

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy