Momente tensioni janë shënuar sot pranë Kuvendit të Kosovës, ku turma është shpërndarë pas përdorimit të gazit lotsjellës nga Policia e Kosovës.
Në pamjet e publikuara nga T7 shihet se qytetarët largohen me vrap nga zona pas hedhjes së gazit, ndërsa disa prej tyre shfaqen duke kollitur dhe duke tentuar të largohen nga tymi.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të objektit të Kuvendit, në një situatë të tensionuar mes protestuesve dhe policisë.

