Gazetari Berat Buzhala ka deklaruar sonte në Klan Kosova se ka komunikuar me Gani Thaçin, vëllain e ish-presidentit Hashim Thaçi, i cili, sipas tij, i ka konfirmuar se djali i tij, Leotrimi, është në spital.
Buzhala ka thënë se Gani Thaçi e ka kontaktuar përmes një mesazhi, duke i treguar për gjendjen e djalit të tij, që siç tha, është slmuar nga policia.
“Mua po më shkruan Gani Thaçi, po thotë: Atdheu është djali jem është doktor shkence , ndërsa Leotrimi është djali jem është në spital, janë duke ia qepur kokën, pas një sulmi që ia kanë bërë policia”, u shpreh Buzhala.

