Kurti: Me ligj të Speciales s’bëjmë mrekulli, nëse nuk votohet presidenti shkojmë meniherë në zgjedhje

by Nexhat

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për media pas një takimi që ka pasur me grupin parlamentar të LVV’së ka thënë se gjetja e një zgjidhjeje për presidentin dhe shmangia e zgjedhje është një çështje jetike.

Kurti ka thënë se s’do të bëhej mrekulli nëse do të votohej një projektligj, ndërkohë thotë që gjendja do të rëndohej edhe më keq nëse vendi do të shkojë në zgjedhje brenda orëve.

banner

“Çështjen e dënimit të krerëve të UÇK’së në Hagë ne asnjëherë s’e kemi ndërlidhur as me çështjen e presidentit.Janë tema të ndara, por janë tema që e tejkalojnë një parti. I tejkalojnë të gjitha partitë. Janë çështje të interesit të përbashkët kombëtar.

Ne besojmë në korrigjim në Apel dhe në anën tjetër një strategji për ta fituar këtë betejë. Por s’mund t’i mohojmë pengesat drejt atij synimi, e që i kemi të gjithë sëbashku. Çështja e zgjedhjes së presidentit apo presidentes së re. Moszgjedhja na çon në zgjedhje dhe na pamundëson që të merremi me strategjinë kombëtare por edhe me Apelin, i cili është shumë i ngushëm. S’do të mund të merremi me Apelin në vitin e ardhshëm, duhet të merremi këtë muaj”, ka deklaruar Kurti.

“Në këto rrethana është emergjente çështja e presidentit. Që ta heqim këtë presion mbi shtetin, që ta kemi të gjithë mendjen dhe vëmendjen e mbrojtjes së luftës tonë për liri”, ka thënë ai.

“Thaci, Veslei, Krasniqi e Selimi janë në burg në Hagë. Janë dënuar në shkallë të parë. Ndërkohë në mesnatë mund të shkojmë në zgjedhje sikur nuk ka ndodhur asgjë. Çështje atje merr kohë, angazhim dhe do nerva. S’do të bëjmë kurrfarë mrekullie brenda natës pse votojmë një projektligj. Ndërkaq si për ta bërë edhe më të rëndë, ne shkojmë brenda orës në zgjedhje nëse s’votohet presidenti”, shton Kurti.

“Është paradoksale të thuhet se s’ka temë më të rëndësishme sesa mbrojtja e UCK-së e ta çosh vendin në zgjedhje. Pengesa e parë që duhet të hiqet është çështja e presidentit”, ka deklaruar Kurti.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy