Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, është deklaruar para mediave pas propozimit të kryeministrit Albin Kurti i cili ia kërkoi votat e PDK-së për Glauk Konjufcën ose Feride Rushitin për president, në këmbim të votimit të ligjit për Specialen.
Hamza tha se qëllimi i Kurtit ështëe që të emërojnë një president politik dhe të përmbyllin kapjen e institucioneve.
“Kjo çka po shohim e çka po dëgjojmë nuk është aspak serioze për vendin, për temat për të cilat po bisedojmë. Kjo temë po tentohet me u shndërru në pazare të minutave të fundit, e kam thënë dhe po e ripërsëris, cështja e ligjit për Dhomat e Specializuara nuk është cështje që i takon vetëm PDK-së, po flasim për historinë, të tashmen dhe të ardhmen e vendit tonë”, tha Hamza para mediave.
Sipas Hamzës, “qëllimi është si ta përdorin ligjin për shantazh për me mbërri qëllimin politik, që me pas një president politik dhe me përmbyllë kapjen e institucioneve të shtetit”.

