Ismaili: Nuk po muj me besu, më vjen keq për Konjufcën qysh ka pranu me u propozu

by Nexhat

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, ka kritikuar ashpër zhvillimet e fundit politike dhe konferencën e fundit nga kryeministri Albin Kurti.

Ismaili tha se, sipas tij, qëllimi i Kurtit është partiak dhe se kjo u dëshmua me propozimin e Glauk Konjufcës për president.

banner

“Qëllimi i tij është partiak, sot u pa sepse e nxori Glauk Konjufcën për president. Nuk mujmë, nuk dojmë me pa UÇK-në si monedhë të transaksioneve politike, partiake. Ajo është një gjë e fundit që mundemi me bo”, deklaroi Ismaili.

Duke komentuar përfshirjen e emrit të Konjufcës në këtë proces, Ismaili tha se i vjen keq për të dhe u shpreh i habitur që Konjufca pranon të jetë pjesë e një procesi të tillë.

“Po më vjen keq për Glaukun. Më vjen shumë, shumë, shumë keq që e shoh emrin e tij prapë. Unë nuk po e kuptoj qysh mundet me lyp Glauk Konjufca me u bo president i vendit, në një proces që po thotë se nëse doni me i ndihmu Rexhep Selimit, hajde e bomni mu president. Nuk po muj me besu”, u shpreh Ismaili.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy