Ylli dardan, Milot Rashica, i cili u lëndua gjatë ndeshjes së Kosovës ndaj Austrisë më 4 tetor, është diagnostikuar me tendosje dhe gjakderdhje në muskulin e pjesës së sipërme të kofshës së djathtë.
Është bërë e ditur se futbollisti kosovar është diagnostikuar me tendosje dhe gjakderdhje në muskulin e pjesës së sipërme të kofshës së këmbës së djathtë, shkruajnë mediumet turke.
Njoftimi i publikuar nga klubi bardhezi në lidhje me gjendjen shëndetësore të Milot Rashicës është si më poshtë:
“Pas kthimit në vendin tonë të lojtarit tonë Milot Rashica, i cili nuk ishte në gjendje ta vazhdonte ndeshjen kundër Austrisë më 4 tetor 2026, për shkak të një dëmtimi në kofshë të pësuar në minutën e 88-të, vlerësimi i kryer nga stafi ynë mjekësor dhe rezonanca magnetike e realizuar në Spitalin Acıbadem Altunizade zbuluan një tendosje dhe gjakderdhje në muskulin e pjesës së sipërme të kofshës (rectus femoris). Trajtimi i lojtarit tonë ka filluar nga stafi ynë mjekësor”, thuhet në njoftimin e Besiktasit.
Pritet që lojtari i skuadrës bardhezi të jetë jashtë fushave për 3-4 javë.

