U rrah nga disa policë në protestë, veterani Bytyqi e paraqet rastin në IPK: S’toleroj huliganë në uniformën e Policisë

by Nexhat

Veterani Gazmend Bytyçi, ka njoftuar se ka paraqitur në Inspektoratin Policor, rastin ku gjatë protestës në Prishtinë, disa policë u panë teksa ushtronin dhunë ndaj tij.

Bytyqi, ka thënë se ai beson në shtetin dhe Policinë e Kosovës.

banner

Postimi:

Askush mbi shtetin!

Sapo paraqita rastin në Inspektoratin Policor për ata policë që ushtruan dhunë mbi mua dhe mbi protestuesit e tjerë.

Unë besoj në shtetin tim!

Unë besoj në policinë time!

Unë nuk toleroj huliganë në uniformën e Policisë.

Këtë shtet e kemi krijuar me gjak, nëse është e nevojshme, do ta mbrojmë me gjak.

Rroftë Republika e Kosovës!

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy