Haradinaj: Punët tona ende mbeten pa u kry, duhet opozitë e fortë për ta përballur keqqeverisjen

by Nexhat

Ish-kreu i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas miratimit të Ligjit për Dhomat e Specializuara, duke e cilësuar atë si një hap të rëndësishëm në mbrojtje të së drejtës së Kosovës.

Haradinaj tha se, pavarësisht vështirësive, çdo punë mund të përfundojë kur ekziston vullneti dhe angazhimi.

banner

“Dje u kry një punë e mirë në Kosovë, u votua Ligji për Kufizimet për Dhomat e Specializuara. Ky ligj e ndihmon të drejtën tonë. Urime Kosovë, urime Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, urime çlirimtarë që padrejtësisht po mbaheni në Hagë”, tha Haradinaj.

Ai gjithashtu uroi presidenten e zgjedhur, Justina Shiroka-Pula, duke i uruar sukses në detyrën e re.

“Presidentes së zgjedhur, zonjës Justina Shiroka-Pula, ia uroj zgjedhjen, i uroj punë të mbarë”, u shpreh ai.

Haradinaj theksoi se, sipas tij, në Kosovë ende ka çështje të rëndësishme që duhet të adresohen, duke vënë theksin te nevoja për një opozitë të fortë.

“Qytetarë të dashur, ende punët tona mbeten pa kry. Një punë e rëndësishme është përballja e keqqeverisjes në vend. Në demokraci qytetari ka nevojë për opozitë të vërtetë, për opozitë të fortë”, tha ai.

“Ta ndihmojmë krijimin e mirëfilltë të një opozite të fortë e të pathyeshme. Aleanca është e gatshme të marrë përgjegjësinë bashkë me ju që ta përballim keqqeverisjen në interes të popullit të Kosovës”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy