Deputeti i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Gjermania ka dhënë mbështetje të madhe për shtetndërtimin e Kosovës.
Haradinaj ka marrë pjesë në ceremoninë e organizuar nga Ambasada e Gjermanisë në Kosovë, me rastin e shënimit të Ditës së Bashkimit të Gjermanisë.
Ai ka thënë se gjatë këtij aktiviteti ka zhvilluar një takim me ambasadorin e ri të Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet aktuale në vend dhe thellimin e partneritetit ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë.
“36 vjet më parë, Gjermania e bashkuar tregoi lidership në liri dhe demokraci, duke kontribouar për paqe dhe stabilitet në botë. Ishte kënaqësi e veçantë që sonte, me rastin e shënimit të Ditës së Bashkimit të Gjermanisë, në eventin e organizuar nga ambasada gjermane në Kosovë, të shkëmbej mendime të vlefshme me ambasadorin e ri të Gjermanisë në Kosovë, z. Rainer Rudolph, për zhvillimet aktuale në vend dhe për thellimin e partneritetit mes dy shteteve tona. Gjermania ka dhënë mbështetje shumë të madhe për shtetndërtimin e Republikës së Kosovës dhe për këtë, populli i ynë do të jetë përgjithmonë mirënjohës”, ka shkruar Haradinaj në Facebook

