Ligji për Specialen, Limaj: Salih Mustafa dhe Pjetër Shala mund ta vuajnë dënimin në Kosovë

by Nexhat

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka thënë që me t’u futur në fuqi ligji për Specialen, Pjetër Shala dhe Salih Mustafa duhet të sillen në Kosovë për të vuajtur dënimin.

Ai përmendi nenet e ligjeve që e parashohin një gjë të tillë.

banner

“Veprimi i parë që duhet me e ba, kqyre, atë ditë që ta nënshkruan presidentja ligjin edhe të futet  ligji…po dua me ua drejtu një porosi avokatëve të Salih Mustafës edhe të Pjetër Shalës, nga ajo e ditë, thirrni avokatët e juaj me bë kërkesë me ju pru në Kosovë se qeshtu e thotë ligji”, tha Limaj në Rubikon të Klan Kosovës.

“Neni 15 16 17 i këtij ligji që është miratuar nëse do edhe ta lexoj, e thotë që menjëherë në ditën e futjes në fuqi të këtij ligji, nga ajo ditë munden me fillu procedurat…”.

“Kqyre, neni 16 i këtij ligji thotë dënimi me burgim i shqiptuar nga Dhomat e Specializuara, vuajtje vuhet në institucionet korrektuese të republikës së Kosovës në pajtim me legjislacionin në fuqi të republikës së Kosovës”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy