Dua Lipa shfaqet më e dashuruar se kurrë me Callum Turner

by Nexhat

Dua Lipa dhe Callum Turner janë shfaqur më të dashuruar se kurrë në ndeshjen e Yankees.

Dua Lipa dhe Callum Turner kanë treguar se ende po shijojnë emocionet e muajve të parë të martesës, teksa u shfaqën shumë të afërt gjatë një ndeshjeje të New York Yankees në Yankee Stadium.

banner

Këngëtarja 31-vjeçare dhe aktori 36-vjeçar, të cilët u martuan në muajin maj në Marylebone Town Hall në Londër dhe më pas organizuan një festë madhështore disa-ditore në Itali në qershor, u fotografuan duke u përqafuar dhe puthur gjatë ndeshjes së playoff-it të MLB American League Division Series mes New York Yankees dhe Tampa Bay Rays

“Nuk e humbëm kurrë njëri-tjetrin nga sytë”.

Dua Lipa ka folur së fundmi edhe për dasmën e saj me Turner, duke treguar se të dy kishin bërë përpjekje që, mes gjithë atmosferës dhe të ftuarve, të mos e humbnin njëri-tjetrin nga sytë.

“Dita e dasmës sonë ishte magjike. Morëm shumë këshilla, por vendosëm të ndiqnim vetëm dy prej tyre: ta përjetonim ditën sikur të ishim vetë të ftuar dhe të vazhdonim ta gjenim njëri-tjetrin në turmë, pa e humbur kurrë kontaktin. Në këtë mënyrë krijuam shumë kujtime së bashku”, ka thënë ajo për “Vogue Italia”.

Këngëtarja ka treguar gjithashtu se ka arritur të krijojë një ekuilibër mes punës, jetës personale dhe familjes.

“Jam shumë e mirë në gjetjen e një balance mes punës, hobive dhe familjes. Nuk e kam lënë kurrë mënjanë ambicien time dhe jam me fat që jam me dikë që e do punën po aq sa unë. Ne e kuptojmë dhe e mbështesim njëri-tjetrin”, tha Dua.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy