Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi në një ekip së bashku?!

by Nexhat

Një nga “punët e papërfunduara” të futbollit është të shohim Cristiano Ronaldon dhe Lionel Messin duke luajtur në të njëjtin ekip.

Dy figurat më të rëndësishme të këtij sporti në shekullin XXI dhe praktikisht në të gjithë historinë e tij janë në vitet e fundit të karrierës, pas dy dekadash shkëlqimi… dhe tani një person dëshiron t’i bashkojë për ta “mbyllur rrethin”.

banner

Ai person është Carlos Tévez, ish-futbollisti argjentinas që u pensionua në vitin 2022 dhe që mbeti me pengun se nuk pati një ndeshje lamtumire në “La Bombonera”.

Tani, “El Apache” duket se e ka rikthyer idenë e organizimit të saj në fund të vitit 2026 dhe, sipas “Infobae”, tashmë e ka miratimin e Juan Román Riquelmes për ta realizuar.

Në këtë ngjarje, që do të mbahej më 20 dhjetor, do të ishin të pranishëm Messi dhe Cristiano… duke luajtur në të njëjtin ekip.

Disa javë më parë, ish-futbollisti kishte thënë në kanalin argjentinas të transmetimit online “OLGA” se po e përgatiste këtë ngjarje, duke zbuluar edhe disa detaje.

“Do të ishte shumë bukur. Duhet të flas me Románin që ta organizojmë në fund të vitit”, nisi ai, përpara se të zbulonte disa nga emrat që do të merrnin pjesë dhe me të cilët kishte luajtur në të njëjtin ekip.

“Portierët, Buffon dhe Van der Sar; mbrojtësit Ferdinand, Vidic, Chiellini, Bonucci; mesfushorët Pirlo, Scholes, Riquelme…”, shpjegoi ai për të pranishmit në studio, të cilët e cilësuan si “ndeshjen më të mirë miqësore në histori”, përpara se të flisnin për çështjen e Cristiano Ronaldos dhe Messit.

“Do t’i bashkojmë”, tha me vendosmëri Tévez.

“Do të shkoj ta marr vetë Cristianon, edhe të voglin – duke iu referuar Messit – gjithashtu”, shtoi ai.

Carlos Tévez ka luajtur 47 ndeshje me Messin në kombëtaren e Argjentinës dhe gjithsej 80 ndeshje me Cristiano Ronaldon te Manchester Unitedi.

Tani dëshiron t’i bashkojë për të realizuar një imazh unik, që mund të mbetet përgjithmonë në histori

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy