Buja: Nga 21 qershori 1999 UÇK-ja nuk kishte armë dhe nga shtatori u transformua në TMK, si mund të pretendohet që vrau dikë

by Nexhat

Ish-komandanti i UÇK-së, Shukri Buja, ka thënë në “Pressing” të T7, se me 21 qershor 1999 ishte arritur marrëveshje për çarmatosjen e UÇK-së.

Ai tha se pas kësaj UÇK-ja nuk kishte armë, përpos eprorëve që mbanin ato me leje të KFOR-it.

banner

Në shtator të atij viti, Buja tha se UÇK-ja ishte transformuar në TMK, dhe më nuk ka pasur struktura.

Kështu ai tha se UÇK-ja nuk mund të akuzohet për vrasje.

“Me 21 qershor UÇK-ja më nuk ka pas armë, nëse pretendohet që ka vrarë dikë atëherë vetëm individë që kanë pasur armë ilegale. Më 21 është nënshkru marrëveshje e çarmatosjes së UÇK-së, ne eprorët e UÇK-së kemi pasur të drejtë të mbajmë armë me leje të KFOR-it”, ka thënë ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy