Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, i ka reaguar Gani Gecit, duke i thënë se askush nuk merr leje prej tij për ta mbrojtur UÇK-në dhe luftëtarët e saj në Hagë.
Ajo tha se Kosova është shtet demokratik dhe se është normale të ketë mospajtime, por jo të cenohet liria e shprehjes.
Çitaku ka reaguar pasi gazetari Lirim Mehmetaj ka deklaruar se familja e deputetit Fatos Geci i ka kërkuar ta heqë një postim për të, por ai ka thënë se nuk ka pranuar ta bëjë një gjë të tillë.

