Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) e ka dënuar kanosjen ndaj gazetarit Lirim Mehmetaj, themelues i Vox Kosova, për të cilën është arrestuar ish-deputeti Gani Geci.
Në një reagim, AGK-ja ka shprehur shqetësim të thellë për kanosjen dhe rrezikimin e sigurisë fizike të Mehmetajt, duke shprehur solidaritet të plotë me të.
AGK-ja ka theksuar se shprehja e mendimit të lirë për çështje me interes publik dhe për figura publike, përfshirë deputetët, është një e drejtë themelore në një shtet demokratik.
Asociacioni ka shprehur mirënjohje për reagimin e shpejtë të Policisë së Kosovës dhe përkushtimin e Prokurorisë për trajtimin e rastit me seriozitetin e duhur.

