Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla ftoi Partinë Demokratike të diskutojë ndryshimet kushtetuese për uljen e numrit të deputetëve nga 140 në 101.
Ai tha se PS-ja e ka paraqitur këtë propozim në fillim të vitit dhe se është e hapur edhe për diskutime mbi ndryshimet kushtetuese që lidhen me rajonet.
“Ne kemi ardhur në fillim të këtij viti me propozimin e ndryshimeve kushtetuese, për të shkuar nga 140 anëtarë të Kuvendit në 101. Nëse PD-ja është e gatshme, e ftoj që të përcaktojmë ndryshimet kushtetuese. Nëse PD-ja do që të bëjë ndryshime kushtetuese për rajonet, jemi të hapur për diskutime”,u shpreh Balla.

