Bojkotohet mësimi edhe në universitetet e Elbasanit e Shkodrës, në solidaritet me studentët në Tiranë

by Nexhat

Ka nisur dita e dytë e protestës studentore në Tiranë.

Studentët e shumë Universitetit të Mjekësisë, UBT-së, Politeknikut, fakultetit të Drejtësisë etj. janë grumbulluar para Ministrisë së Arsimit, ndërsa ka nisur hedhja e sendeve piroteknike drejt godinës, teksa para saj u pozicionua dhe policia.

banner

Tensione ka pasur edhe në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, ndërsa disa protestues kanë thyer derën kryesore dhe janë futur në ambientet e brendshme të fakultetit.

Gjimnazistët e shkollës “Partizani” i janë bashkuar studentëve dhe të rinjve në revoltë.

Gjithashtu, edhe në universitetet e Elbasanit dhe Shkodrës kanë nisur bojkotimi i mësimit, në shenjë solidariteti me studentët në Tiranë, ndërsa në Durrës, Vlorë dhe Gjirokastër çdo gjë vijon normalisht. /TCh

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy