Kurti bisedon në telefon me emisaren Karen Pierce, Londra uron për formimin e institucioneve

by Nexhat

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar të mërkurën një bisedë telefonike me të dërguarën e posaçme të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Dame Karen Pierce.

Sipas njoftimit të Qeverisë së Kosovës, Pierce ka përcjellë urimet e qeverisë britanike dhe të kryeministrit Andy Burnham për zgjedhjen e presidentes dhe funksionalizimin e institucioneve të Kosovës.

banner

Gjatë bisedës, Pierce ka shprehur mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën dhe proceset e saj politike e zhvillimore.

Ndërkaq, sipas komunikatës, Kurti e ka falënderuar për urimet dhe ka shprehur gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit me qeverinë britanike dhe zhvillimin e partneriteteve të reja strategjik.

Njoftimi i plotë:

Kryeministri Kurti zhvilloi bisedë telefonike me të Dërguarën e Posaçme të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Pierce

Prishtinë, 14 tetor 2026

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi sot një bisedë telefonike me të Dërguarën e Posaçme të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Dame Karen Pierce.

Me këtë rast, e Dërguara e Posaçme Pierce përcolli urimet e Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar dhe të Kryeministrit Andy Burnham për zgjedhjen e Presidentes dhe funksionalizimin e plotë të institucioneve të Kosovës. Ajo shprehu përkrahjen e plotë dhe të vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën, përparimin demokratik dhe proceset e saj politike e zhvillimore. Kryeministri Kurti falënderoi të Dërguarën e Posaçme Pierce për urimet dhe shprehu gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin me Qeverinë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy