I riu përballë policisë me karrige: Nuk i trembem dhunës, jam këtu për Shqipërinë, le të më arrestojnë

by Nexhat

Në formë simbolike për të qenë në vijën e parë të policisë ka qëndruar një i ri, i cili sipas raportimeve qëndron i pashqetësuar pavarësisht presionit të ujit nga ana e policisë.

I pyetur nga gazetari Ardit Hoxha se çfarë domethënie ka qëndrimi me karrige përpara efektivëve, i riu thotë se kjo është një mënyrë për ti treguar që nuk i trembet as dhunës, as policisë dhe këtë metodë ka zgjedhur pas disa ditëve protestë paqësisht.

banner

“Nuk i kemi frikë, jemi këtu për Shqipërinë jo për Edi Ramën. Rama të tërhiqet sa më shpejt për të mirën e kombit, sepse është duke e shkatërruar vetë. Është e keqe që na e ka bërë për 35 vite. Jam nga Lapraka, kam 135 ditë që protestoj paqësisht dhe këto tre ditë në këtë formë. Unë kam mënyrën time tu dal përpara, nëse më arrestojnë, le të më arrestojnë. Nuk e kam frikë dhunën e atyre”, tha ai./euronews.al

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy