Deputeti i LDK’së, Arben Gashi, ka shkruar sot për protestat e dhunshme që kanë shpërthyer në Tiranë. Ai ka thënë se në momentin kur pakënaqësia bëhet aq e madhe, atëherë duhet kthyer te populli përmes zgjedhjeve.
“Kur pakënaqësia shoqërore bëhet masive, zgjidhja duhet të jetë kthimi te qytetari përmes zgjedhjeve të lira dhe demokratike.
Kushdo që është në pushtet duhet ta kuptojë se pushteti buron nga qytetari dhe se shpërfillja e tij mund të sjellë pasoja tragjike, siç na mëson rasti i Sirisë.
Urtësia politike është të dëgjosh qytetarin para se kriza të bëhet e pakthyeshme”, ka shkruar ai.

